Kryetari i AKB’së: Mbi 250 mijë punëtorë në Kosovë nuk janë duke punuar

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se shumica e operatorëve ekonomik në Kosovë nuk janë aktiv në këtë kohë për shkak të pandemisë.

“Edhe shunë punëtorë nuk po shkojnë në punë për disa arsye, njëra ndër to është frika, kurse disa të tjerë nuk kanë transport për të shkuar në punë”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij qeveria duhet të mbështet bizneset jo me një 170 euro për një punëtor, por më shumë.

“Ne duhet të bëhemi të gjithë që të japim kontributin tonë për të stabilizuar gjendjen në këtë kohë pandemie e cila e ka kapluar gjithë botën”, tha ai.

Shahini ka kërkuar të rishikohet buxheti i Kosovës.

“Në këtë kohë ka rënë konsumi, pasi që edhe qytetarët kanë blerë shumë, kurse edhe të tjerët janë pa punë”, tha ai.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka bërë me dije se ka kërkuar nga qeveria të suspendojë të gjitha investimet kapitale.

“Në këtë situatë ne presim ndihmë dorën e shtetit” , tha ai.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka komentuar edhe vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja, të cilat Shahini i ka quajtur antikushtetuese dhe të dëmshme për një periudhë afatgjate.

Shahini ka thënë se pandemia shëndetësore do të kalojë shpejtë por këndellja dhe shërimi ekonomik do të jetë gjatë prezent, dhe, sipas tij, do të krijon krizë edhe më të thellë se sa kriza financiare globale 2008/2009. “Masat e reja antikushtetuese të qeverisë kundër lëvizjes së lirë të bizneseve dhe qytetarëve do ta plagosin edhe një herë rëndë ekonominë e Kosovës, pandemia shëndetësore do të kalojë shpejtë por këndellja dhe shërimi ekonomik do të jetë gjatë prezent dhe do të krijon krizë edhe më të thellë se sa kriza financiare globale 2008/2009”, ka shkruar Shahini.

RAPORTO