Kryetari Bali Muharremaj vazhdon të mbetet i “varfër”

Kryetari i Komunës se Suharekës, Bali Muharremaj ka deklaruar pasurin e tij në regjistrin e pasurisë Kundër Korrupsionit.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2018 kryetari Muharremaj ka deklaruar 1 shtëpi banimi, 2 banesa, truall, livadh (ara) dhe 1 veturë që është deklarimi i njëjtë si në vitin 2017.

Kryetari i Suharekës në regjistrin e pasurisë ka deklaruar se posedon një shtëpi banimi në vlerë prej 200 mijë eurosh, 2 banesa më vlera nga 50 mijë euro.

Poashtu, Muharremaj ka deklaruar se ka një truall që kushton 160 mijë euro dhe nje livadh (ara) më vler 100 mijë euro.

Si pasuri të paluajtshme, Kryetari e ka deklaruar edhe veturën, e cila ka një kosto prej 10 mijë eurosh.

Të hyrat vjetore të tij e kapin shifrën rreth 15 mijë euro.

Deklarimi i pasurisë është i njejti më atë të vitit të kaluar, ku dhe në vitin 2018, Muharremaj kishte deklaruar se kishe një shtëpi, dy banesa ,truall dhe veturën e njejtë që e kishte blerë në vitin 2005.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.