Kryetarët e komunave kundërshtojnë masat shtesë ndaj COVID-19, kërkojnë të vazhdohet me masat aktuale

Kryetarët e komunave kundërshtojnë masat shtesë ndaj COVID-19, kërkojnë të vazhdohet me masat aktuale
Eurolinda Zenelaj

04.03.2021 / Lajme

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në mbledhjen esë enjtës me Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, është shprehur kundër masave shtesë mbrojtëse ndaj pandemisë.

Ibrahimi ka thënë se gjendja me pandeminë në komuna është e menaxhueshme, dhe se kryetarët e komunave shprehen kundër masave shtesë.

“Në kontaktet që i kemi pasur me kryetarët e komunave, theksohet se në nivel lokal situata është e menaxhueshme. Kryetarët kërkojnë që të vazhdohet me masat aktuale dhe të mos vazhdohet me masa shtesë. Kategorizimi i komunave në bazë të ngjyrave është vlerësuar si i suksesshëm dhe kryetarët kërkojnë që të vazhdoj me të njëjtin kategorizim”, ka thënë ai.

Rikujtojmë se Komuna e Suharekës aktualisht bënë pjesë në zonën e gjelbër, ndërsa masat kufizuese që vlejnë janë:

30. Masat për komunat me rrezik të ulët (deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

30.1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,

30.2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,

30.3. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”,

30.4. Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.5. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.6. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.7. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.8. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.9. Pavarësisht pikave 35.6, 35.7 dhe 35.8 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

RAPORTO