Kryetarët e komunave kërkojnë nga ministri Zemaj zgjidhje për kontratën kolektive në fushën e shëndetësisë

28.09.2020

Kryetarët e Komunave sot kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Shëndetësisë z.Armend Zemaj për të diskutuar për masat e reja dhe vlerësimin e situatës me pandeminë Covid-19 dhe problemet e Komunave me Kontatën Kolektive në fushën e shëndetësisë. Në këtë takim, Ministri Zemaj tha se e vlerësoj takimin dhe komunikimin e vazhdueshëm që […]

Kryetarët e komunave kërkojnë nga ministri Zemaj zgjidhje për kontratën kolektive në fushën e shëndetësisë Foto: Ilustrim

Kryetarët e Komunave sot kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Shëndetësisë z.Armend Zemaj për të diskutuar për masat e reja dhe vlerësimin e situatës me pandeminë Covid-19 dhe problemet e Komunave me Kontatën Kolektive në fushën e shëndetësisë.

Në këtë takim, Ministri Zemaj tha se e vlerësoj takimin dhe komunikimin e vazhdueshëm që kemi me Kryetarët e Komunave në përballimin e kësaj situate. Po hyjmë në një fazë të re tani edhe me sistemin arsimor, që përkundër uljes drastike të numrit të të infektuarëve duhet të jemi vigjilentë. Testet e arsimtarëve dhe nxënësve po vazhdojnë. Inspektorët qendror dhe lokal po bashkëpunojnë në respektimin e masave dhe rregullave Anti-Covid-19.

Si Ministri tani jemi pjesë e trupës së shteteve rajonale, fatkeqësisht në rajon po zgjerohet kjo pandemi prandaj ne duhet të jemi në krye të detyrës që të minimizojmë aq sa mundemi zgjerimin në vendin tonë.

Në anën tjetër kemi mbarëvajtje të mirë e të menaxhueshme të sistemit arsimor. Disciplina është në nivel nëpër shkolla derisa edhe masat po zbatohen mirë. Me këtë rast kërkoj nga Ju Kryetarë të Komunave që të mos lejoni grumbullimin e prindërve para shkollave ose në oborre të tyre, ku ky grumbullim i prindërve në qytete po është shumë më problematike. Poashtu në gastronomi, nga ana e inspektorëve qendror dhe lokal po luftohet grumbullimi dhe sidomos mos respektimi i masave, e që është shqetësuese – tha ndër të tjera ministri Zemaj

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) z.Imri Ahmeti tha se Kryetarët e mirëpresin lirimin e masave dhe do të bashkëpunojmë si deri më tani me institucionet qendrore për përballim situatës dhe me theks të veçantë situatën në mbarëvajtjen në sistemin arsimor në këtë kohë.Në anën tjëter, Kryetari Ahmeti potencoi problemin e Komunave me Kontratën Kolektive në fushën e shëndetësisë.

Ai shtoi se obligimet që po dalin nga kjo Kontratë janë të papërballueshme për buxhetet komunale dhe derisa Komunat nuk kanë qenë palë nënshkuese nuk mund të marrin obligime.

Me këtë rast, si kryetar i AKK-së duhet të theksoj se rekomandimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës është që Ministria e Shëndetësisë të gjej një mundësi buxhetore qoftë edhe nga përmes grantit të shëndetësisë që kjo barrë mos të mbetet tek komunat derisa ne po ataktohemi përmes proceseve gjyqësore.

Gjatë diskutimit me Ministrin Zemaj, folën edhe Kryetarët e Komunave të cilët kërkuan që të zbatohen masat me vigjilencë të lartë dhe të mos vjen puna të ndërpritet sistemi arsimor.

Poashtu Kryetarët e Komunave potencuan problemet që kanë Komunat me Kontratën Kolektive dhe njëzëri i kërkuan Ministrit që edhe në nivel të Qeverisë të rregullohet kjo çështje meqë është e papërballushme nga buxhetet komunale zbatimi i saj.Ministri i Shëndetësisë z.Armend Zemaj tha se Kontrata kolektive është problem nacional por do të debatojmë edhe në Qeveri për një zgjidhje të pranueshmë për të gjitha palët.