Kryesindikalisti i Policisë: Inspektorati Policor të mos bëjë arrestime spektakolare

08.04.2022

Operacionit të IPK-së i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitetet të kundërligjshëm të një numri të zyrtarëve policor. Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me Struktura të Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencinë për Mbikëqyrje Policore, e cila ka arrestuar po […]

Kryesindikalisti i Policisë: Inspektorati Policor të mos bëjë arrestime spektakolare Foto: Ilustrim

Operacionit të IPK-së i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitetet të kundërligjshëm të një numri të zyrtarëve policor. Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me Struktura të Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencinë për Mbikëqyrje Policore, e cila ka arrestuar po ashtu 31 zyrtarë policorë të dyshuar për përfshirje në korrupsion.

Lidhur me këtë aksion ka folur edhe kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Ai ka thënë se si Sindikatë nuk duan të përzihen në hetimet e rastit, por ka thënë se kanë vërejtje në disa veprime të IPK-së.

“Ne kemi vërejtje në disa veprime të IPK-së për shkak se si në rastin e parë, ashtu edhe në rastin e tanishëm kishte një informacion në media para se të arrestoheshin zyrtarët policorë. Të gjithë ata që punojnë në hetime dhe këtë e dinë edhe IPK-ja e dinë se një informacion i tillë nuk guxon të zbulohet për askënd”, ka thënë Zeqiri, për RTK.