Kryesia e LDK-së nuk ka vend për anëtarët nga Suhareka!

23.08.2019

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen partiake për zgjedhjen e kryesisë së re. Në këtë mbledhje është bërë e ditur se kryesia e re e partisë është zgjedhur, por ende nuk janë zgjedhur nënkryetarët dhe sekretari i partisë. Për dallim nga kryesitë e kaluara që përbëheshin nga 23 anëtar, numri i anëtarëve të kryesisë […]

Kryesia e LDK-së nuk ka vend për anëtarët nga Suhareka! Foto: Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen partiake për zgjedhjen e kryesisë së re. Në këtë mbledhje është bërë e ditur se kryesia e re e partisë është zgjedhur, por ende nuk janë zgjedhur nënkryetarët dhe sekretari i partisë.

Për dallim nga kryesitë e kaluara që përbëheshin nga 23 anëtar, numri i anëtarëve të kryesisë së re është rritur nga 23 anëtarë në 33 anëtarë.

Edhe pse lista e kryesisë së re është rritur, prapë nuk ka patur vend për anëtarët e LDK-së nga Komuna e Suharekës. Në kryesinë e fundit i vetmi anëtar i LDK-së ishte ish-kryetari, Sali Asllanaj, por kësaj here LDK e Suharekës nuk është marrë parasysh.

Duke kujtuar që Suhareka disa vite radhazi konsiderohej si bastion i LDK-së dhe veprimtarinë e ish-kryetarit, Ukë Bytyçi, prapë siç duket nuk është marr parasysh nga LDK.

Pjesë e kryesisë janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Doruntinë Maloku, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumi Abdixhiku, Brikenda Kryeziu, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu, Naser Osmani.

Nga kjo mbledhje është bërë e ditur gjithashtu se është rritur numri i grave dhe vajzave të cilat do të jenë pjesë e kryesisë së partisë.