Kryesia e Kuvendit sot cakton seancën për votimin e Qeverisë Kurti

31.01.2020

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku në rend të ditës do ta kenë vetëm një pikë. Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit, do të mblidhet të premten me kërkesën e kandidatit për Kryeministër, Albin Kurti, ku do të vendoset për seancën plenare të Kuvendit për votimin […]

Kryesia e Kuvendit sot cakton seancën për votimin e Qeverisë Kurti Foto: Ilustrim

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku në rend të ditës do ta kenë vetëm një pikë.

Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit, do të mblidhet të premten me kërkesën e kandidatit për Kryeministër, Albin Kurti, ku do të vendoset për seancën plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së re.

Mbledhja e kryesisë do të mbahet sot në ora 09:00.

Sipas afatit kushtetues, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt që t’ia paraqesë për votim kabinetin e tij deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, për shkak të mospajtimeve rreth postit të kryeparlamentarit dhe atij të presidentit.