Kryeshefi i Telekomit tregon çka do të ndodhë me numrat e z-mobile

Kryeshefi i Telekomit tregon çka do të ndodhë me numrat e z-mobile
Çlirim Gashi

01.08.2019 / Lajme

“Numrat e z-mobile do të i transferohen Valës”. Kështu ka bërë të ditur Bedri Istrefi, kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës.

Ai ka shtuar se faza e tranzicionit do të ndodhë nga 30 në 120 ditë.

“Ju dërgoj njoftim të gjitha konsumatorëve që janë duke i shfrytëzuar shërbimet e Dardafonit të mos shqetësohen dhe të mos bien pre e dezinformatave sepse në bashkërisht me ARKEP jemi duke punuar ngushtë që të implementojnë edhe fazën e tranzicionit e cila do të zgjasë nga 30 deri në 120 ditë”, ka thënë ai.

Istrefi ka shtuar se konsumatorët në asnjë moment nuk do të mbesin pa shërbime

“Konsumatorët që i kanë shërbimet e tyre nuk do i ndërpriten në asnjë moment në asnjë fazë deri në përfundim të fazës së tranzicionit”, ka shtuar ai, shkruan arbresh.info

Ndryshe këto, kryeshefi i Telekomit i tha në konferencën për medie në të cilën bëri të ditur lajmin për shkëputje dhe mos vazhdim të kontratës Telekom-z-mobile.

Pas këtij lajmi edhe punëtorët e kësaj ndërmarrje publike kanë ndërprerë grevën përmes së cilës kundërshtonin vazhdimin e kësaj kontrate./Arbresh.info/

RAPORTO