Nga aksioni i sotëm policor janë arrestuar 12 persona dhe janë sekuestruar 400 mijë euro

24.02.2021

Gjatë ditës së mërkurë, Departamenti i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, të cilat kanë vazhduar edhe në disa komuna të tjera si: Istog, Gjilan dhe Podujevë. Lidhur me këto aksione në një konferencë për media ka folur edhe Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, […]

Nga aksioni i sotëm policor janë arrestuar 12 persona dhe janë sekuestruar 400 mijë euro Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë, Departamenti i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, të cilat kanë vazhduar edhe në disa komuna të tjera si: Istog, Gjilan dhe Podujevë.

Lidhur me këto aksione në një konferencë për media ka folur edhe Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ka bërë të ditur sot se pas bastisjes së disa lokacioneve kanë arrestuar 12 persona dhe kanë sekuestruar 400  mijë euro.

Lumezi gjithashtu bëri të ditur se në muajin janar ka filluar grumbullimi i provave dhe informacioneve lidhur me këtë rast, ndërsa arrestimi i 12 personave është bërë për keqpërdorim dhe shpërdorim detyre, marrje dhe dhënie ryshfeti etj.

Prej të arrestuarve, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë.

“Gjatë këtyre aksioneve kemi sekuestruar shuma të mëdha të të hollave, vetura, kompjuter, llap-top, telefona etj… të cilat na shërbejnë për hetime”, tha Lumezi.

Ai më tej njoftoi se bëhet fjalë për 400 mijë euro të sekuestruara.