Veseli dhe Haradinaj paralajmërojnë një vendim të ri rreth taksës
Presioni për pezullim të taksës është duke u shtuar çdo ditë e më shumë, ku së fundmi Amerika bëri hapin e parë, duke mos iu lëshuar viza zyrtarëve të lartë politikë, por sot Kadri Veseli dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj paralajmëruan një vendim për çështjen e taksës. Kryeministri i Kosovës, Haradinaj është duke pasur presion për […]
Presioni për pezullim të taksës është duke u shtuar çdo ditë e më shumë, ku së fundmi Amerika bëri hapin e parë, duke mos iu lëshuar viza zyrtarëve të lartë politikë, por sot Kadri Veseli dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj paralajmëruan një vendim për çështjen e taksës.
Kryeministri i Kosovës, Haradinaj është duke pasur presion për pezullimin e taksës por, ai nuk është duke u zmbrapsur nga vendimet që ai mori, madje presion është duke pasur edhe nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një konferencë për media Kadri Veseli tha se: “Qyshtu qysh po na shihni sot do të mblidhemi edhe për taksën, për interesa te vendit. Të bashkuar do të japim një përgjigje”.
Po ashtu, sot SBASHK-u u pajtua me ofertën e bërë nga Qeverisja e Haradinajt, dhe pritet që të hënën të fillojë procesi mësimor.