Kryeministri Kurti viziton familjen e ish-policit të arrestuar nga Serbia

para 37 dite

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe deputeten e Kuvendit, Liza Gashi, vizitoi sot familjen e Arbnor Spahiut.

Kryeministri Kurti viziton familjen e ish-policit të arrestuar nga Serbia

Spahiu u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht nga autoritetet serbe prej datës 7 qershor.

Gjatë vizitës, Kurti i njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat synojnë lirimin sa më të shpejtë të Arbnor Spahiut.

Kryeministri siguroi familjarët se angazhimi i Qeverisë është maksimal dhe do të vazhdojë të jetë i tillë deri në lirimin e tij. Familjarët shprehën mirënjohje për vizitën dhe kujdesin e treguar nga institucionet e Kosovës.

Ky rast ka ngritur shqetësime të thella në Kosovë dhe po monitorohet nga afër nga autoritetet, të cilat po ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm diplomatikë dhe ligjorë për të siguruar lirimin e Spahiut.

Etiketat

Ofertat e fundit