Kryeministri Kurti vizitoi flotën e kamionëve ushtarakë të ardhur nga Gjermania për FSK-në

12.03.2024

Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari panë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.

Kryeministri Kurti vizitoi flotën e kamionëve ushtarakë të ardhur nga Gjermania për FSK-në Foto: Ilustrim

Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman. Nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.

Këta kamionë multifunksional janë të pajisur me teknologji moderne dhe janë të dizajnuar për operacione logjistike dhe veçanërisht taktike.