Kryeministri Kurti: Siguria, shëndetësia e arsimi, prioritete të buxhetit të vitit 2022

25.11.2021

“Për herë të parë po e votojmë një buxhet, që është tërësisht i yni, që ka ndarje buxhetore për projekte të maturuara e me qëllime zhvillimore, që ngërthen në vete një plan të ringjalljes ekonomike që ndihmon ata që janë prekur më së shumti nga pandemia dhe fuqizon gratë e prodhimin vendor, një buxhet i […]

Kryeministri Kurti: Siguria, shëndetësia e arsimi, prioritete të buxhetit të vitit 2022 Foto: Ilustrim

“Për herë të parë po e votojmë një buxhet, që është tërësisht i yni, që ka ndarje buxhetore për projekte të maturuara e me qëllime zhvillimore, që ngërthen në vete një plan të ringjalljes ekonomike që ndihmon ata që janë prekur më së shumti nga pandemia dhe fuqizon gratë e prodhimin vendor, një buxhet i cili sigurinë, shëndetësinë e arsimin i ka prioritete”, tha Kurti.

“Puna e mirë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të mandatit”, përfundoi fjalën e tij Kryeministri.

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në parim buxhetin prej 2 miliardë e 748 milionë euro për vitin 2022.