Kryeministri Kurti publikon marrëveshjet e nënshkruara në Procesin e Berlinit

para 22 dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, të hënën e kaluar.

Kryeministri Kurti publikon marrëveshjet e nënshkruara në Procesin e Berlinit

Në një postim në “X”, shefi i qeverisë thotë se Procesi i Berlinit për një dekadë ka afruar rajonin tonë dhe ka çuar Kosovën përpara drejt integrimit në BE.

“Kosova ka qenë dhe do të jetë një anëtare proaktive dhe standarde në Procesin e Berlinit, duke avokuar për përparim më të madh me rregullat dhe vlerat e BE-së në thelb të tij”, ka shkruar Kurti.

Këto janë marrëveshjet e nënshkruara dhe deklaratat e miratuara:

LEXO EDHE:  Kurti: Kam nderin që jemi qeveria e parë që e çon mandatin deri në fund

•⁠ Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor

•⁠ Deklarata e Gjashtë Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Tregun e Përbashkët Rajonal 2025-2028

•⁠ Deklarata për Rikonfirmimin e Marrëdhënieve të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit Rajonal

•⁠ Deklarata mbi Standardet Rajonale të Ekzaminimit të IHD-ve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

 •⁠ Deklarata mbi Aksesin dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit