Bizneset Vende Pune Ofertat

Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

23.10.2023 Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë bashkëbisedimit në këtë takim të përzemërt, Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Minxhozi për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij , si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme.

Ambasadori falënderoi kryeministrin për mikpritjen, komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt.

U vlerësua angazhimi i përbashkët me qëllim përmirësimin në jetën e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe lehtësimin e problematikave të mbartura ndër vite, në fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës. U theksuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, si dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
ZKM-ja jep detaje për takimin e parë zyrtar i hapur i Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

ZKM-ja jep detaje për takimin e parë zyrtar i hapur i Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Ditën e sotme u mbajt takimi i parë zyrtar i hapur i Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

‘’Pas një rruge të gjatë për të krijuar një themel të fortë, jam fort i lumtur t’iu uroj mirëseardhje në takimin e parë zyrtar të hapur të Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.” u shpreh kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij, ka njoftuar ZKM-ja.

“Duhet të sigurohemi që të bëjmë më të mirën që mundemi që të adresojmë gjithë atë sa ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kemi më shumë se 13.000 persona të vrarë gjatë luftës së fundit, mijëra persona të përdhunuar, mijëra të torturuar e të burgosur.” shtoi ai.

Ai theksoi se Instituti për herë të parë në historinë e pasluftës parasheh divizion të veçantë për dëmin e shkaktuar material e jo material dhe për nevojat e viktimave.

Kurti shtoi se qëllimi i të gjithë neve është i përbashkët: krijimi i kujtesës kolektive, e cila nuk do të na shërbejë vetëm neve, por edhe gjithë gjeneratave të ardhshme që do të vijnë pas nesh.

“Historia është e mbushur me mësime të dhimbshme, por mbase pjesa më e rëndësishme për t’u mbajtur në mend është që paqja kërkon drejtësi por edhe rehabilitim. Në Kosovë nuk ka ndodhë asnjëra, e viktimat e luftës i meritojnë që të dyja.” tha kryeministri.

Me këtë rast Drejtori i Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, Atdhe Hetemi, u shpreh se Instituti simbolizon një hap të rëndësishëm në mbështetjen dhe përpjekjen e tij për njohje dhe promovim të së vërtetës, për krijimin e parakushteve për paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Synimi kryesor është bashkëpunimi i ngushtë me të gjithë ata që kanë interes në dokumentimin, hulumtimin dhe zgjerimin e njohurive rreth krimeve të kryera gjatë luftës, ku veçoi se Instituti do të punojë në shërbim të paqes dhe drejtësisë, e do të sigurohet që krimet të cilat kanë ndodhur në Kosovë, të mos kalohen pa u dokumentuar, si detyrë e institutit ndaj viktimave dhe shoqërisë.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Saranda Bogujevci,

E nderuara ministre e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu,

I nderuar ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku,

I nderuar drejtor i Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës, z. Atdhe Hetemi,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe të organizatave partnere,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

Mirë se keni ardhur në këtë tryezë diskutimi të ftuar nga Instituti për Hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

Derisa po e bëja gati këtë fjalë për sot, mu kujtua maji i vitit 2020 atëherë kur mbajtëm takimin që lansoi ekipin për analizën për Institutin. Prej atij momenti e kemi përgatitur analizën, kemi mbajtur takime, kemi diskutuar narrativa, kemi operacionalizuar strategji, dhe ja ku jemi sot së bashku.

Pas një rruge të gjatë për të krijuar një themel të fortë, jam fort i lumtur t’iu uroj mirëseardhje në takimin e parë zyrtar të hapur të Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Tashmë kemi Institutin që shumë shpejt do të funksionalizohet, kemi drejtorin e emëruar, Dr. Atdhe Hetemin dhe kemi një tërësi të punëve që na presin përpara.

Askush nuk duhet dhe nuk mund të pretendojë që lehtësisht do të arrijmë të zgjidhim krejt problemet që janë shkaktuar që 24 vite. Do të jetë e vështirë, shumë e vështirë. Njerëzit janë të lodhur. Viktimat kanë humbur besimin në sistem. Gjeneratat besa po vdesin përditë dhe kështu po humbet kujtesa parësore e luftës.

Ky është një rrezik i madh i cili na kanoset e të cilin nuk guxojmë ta lejojmë të ndodhë. Duhet të sigurohemi që të bëjmë më të mirën që mundemi që të adresojmë gjithë atë sa ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kemi më shumë se 13.000 persona të vrarë gjatë luftës së fundit, mijëra persona të përdhunuar, mijëra të torturuar e të burgosur.

Kemi përjetuar dëme shkatërruese që asnjëherë nuk i kemi matur. Edhe sot, mbi 24 vjet pas luftës nuk kemi një shifër që do të mund të na tregonte se cili është dëmi ekonomik që lufta i ka shkaktuar vendit tonë.

E situata është edhe më keq në raport me dëmin emocional e psikologjik, të cilin nuk e kemi adresuar aspak për këto vite. Kjo është arsyeja pse patëm vendosur që ta fillojmë punën me një ekip i cili është marrë ekskluzivisht me përgatitjen e analizës e cila do të ishte mënyra më e mirë për të proceduar me themelimin e Institutit. Dhe kjo na ka shërbyer shumë.

Sepse Instituti nuk është themeluar me vendim e pa strategji operacionale. Instituti nuk është nën mëshirën e donacioneve që mund të vijnë e mund të mos vijnë.  Instituti është themeluar me ligj, e ka linjën e vet buxhetore, ka dhe do të vazhdojë të ketë ekspertë të fushës, do të jetë në koordinim me institutet e tjera në rajon dhe ato ndërkombëtare.

Instituti për herë të parë në historinë e pasluftës parasheh divizion të veçantë për dëmin e shkaktuar material dhe jo material, dhe për nevojat e viktimave, jo vetëm për krimin. Megjithëkëtë, Instituti duhet të ketë përkrahjen e të gjithëve nëse dëshirojmë që të ketë sukses Nuk mund të funksionojë i vetëm.

Ne nuk dëshirojmë për asnjë moment, në asnjë rrethanë që të hudhim poshtë gjithë punën e mirë që është bërë deri tash prej nismave të shumta. Dëshirojmë që duke marrë parasysh punën e deritanishme, që shumë prej jush që jeni të pranishëm e keni bërë, të shkojmë një hap më tutje dhe më pastaj shumë hapa bashkë në të ardhmen. Të shohim se ku janë zbrazëtitë që janë lënë dhe t’i plotësojmë ato.

Jemi me fat që në mesin tonë kemi njohës shumë të mirë të fushës të cilët përveç punës së tyre personale e profesionale, sjellin edhe kontaktet ndërkombëtare që kanë ata, ato në drejtësinë tranzicionale.

Me këtë rast dëshiroj të falënderoj ish-këshilltaren time Furtuna Sheremetin. Puna e Furtunës shtrihet jo veç në dëmin material, por gjithashtu edhe në emocional e psikologjik si dhe nevojat e viktimave. Momentalisht Furtuna është në Hagë, duke qenë se është pjesë e ekipit të mbrojtjes së z. Rexhep Selimi, por ajo ka punuar dhe vazhdon të punojë pa kursyer në proceset e ballafaqimit me të kaluarën, duke përfshirë këtu veçanërisht Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Në fund, qëllimi i të gjithë neve është i përbashkët: krijimi i kujtesës kolektive, e cila nuk do të na shërbejë vetëm neve, por edhe gjithë gjeneratave të ardhshme që do të vijnë pas nesh. Historia është e mbushur me mësime të dhimbshme, por mbase pjesa më e rëndësishme për t’u mbajtur në mend është që paqja kërkon drejtësi por edhe rehabilitim. Në Kosovë nuk ka ndodhë asnjëra, e viktimat e luftës i meritojnë që të dyja.

Të nderuar të pranishëm,

Mirëpresim diskutimin e sotëm për fazat e ardhshme të procesit të hulumtimit dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Për këtë pjesë, fjalën ia kaloj Drejtorit të Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, z. Atdhe Hetemi.

Ju falemnderit.

Heshtja e Kurtit për rezultatin në PISA, Berisha: Ka ardhur në pushtet nga ata që nuk e dinë çka është ky test

Heshtja e Kurtit për rezultatin në PISA, Berisha: Ka ardhur në pushtet nga ata që nuk e dinë çka është ky test

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar heshtjen e kryeministrit Albin Kurti për rezultatin në testin PISA.

Ai ka deklaruar se heshtja e kryeministri për këtë çështje ka të bëj me atë se Kurti ka ardhur në pushtet nga ata që nuk ia kanë idenë se çka është PISA.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se nuk qeveriset vendi me infantil politik dhe praktikant.

Arsyja pse Albini nuk e folën asnjë fjalë për testin e PISA-s për vitin 2022, ka bëj me atë se ai ka ardhur në pushtet nga 90% e atyre që se kanë iden çka është testi PISA! Pse duhet me ja u lodhën trurin e zbrazët analfabetëve funksional, për të cilët edhe traktori fluturon kur ju thotë Albini? Nuk qeveriset vendi me infantil politik dhe praktikant, JO!”, ka shkruar Berisha.

Lansohet masa për punësimin e grave – viktima të dhunës në familje, 70 për qind e pagës subvencionohet nga Qeveria

Lansohet masa për punësimin e grave – viktima të dhunës në familje, 70 për qind e pagës subvencionohet nga Qeveria

Të gjitha gratë që janë të mbijetuara të dhunës në familje do të mund të përfitojnë nga masa e punësimit, ku 70 për qind e pagës së tyre për gjashtë muaj do të subvencionohet nga Qeveria.

Deri më tani, shumica e grave të cilat janë viktima të dhunës në familje nuk janë të punësuara dhe përballen me kushte të rënda financiare.

Kështu u tha në lansimin e kësaj mase në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku u tha se do të kujdesen për ruajtjen e konfidencialitetit të secilës grua.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale, sikurse edhe sigurisë dhe mirëqenies.

“Nga sot të gjitha gratë të cilat ishin viktima të dhunës në familje do të mund të jenë përfituese të kësaj skeme. Ajo çfarë duhet të bëjnë është të drejtohen në Zyrën e Punësimit në komunën e tyre përkatëse. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të sigurohen se ato ndërmjetësohen në biznese të regjistruara të cilat ofrojnë pozitat të lira të punës.

Pasi që të bëhet ky ndërmjetësim e të fillojnë punën, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të subvencionojë 70 për qind të pagës të të punësuarave për gjashtë muaj me radhë. Duke iu dhënë mundësinë për të punuar dhe një burim të të ardhurave, atyre u jepet një shans i ri për të rimarrë kontrollin e jetës së tyre. Kur gratë janë në gjendje të sigurojnë vetën financiarisht ato kanë më shumë mundësi të largohen nga marrëdhënie e mundshme dhe të fillojnë një jetë të re normale”, deklaroi Kurti.

Shefi i ekzekutivit u zotua se do të punojnë për të eliminuar pabarazitë sociale që pengojnë pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu theksoi se ky lansimi i kësaj mase është aktiviteti më i rëndësishëm në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore. Ajo shtoi se të mbijetuarat e dhunës në familje për shkak të kushteve të rënda financiare detyrohen që të kthehen në vendin e krimit.

“Edhe në bazë të kontakteve tona me të mbijetuarat e dhunës, në kontaktet që i kemi në terren me to por edhe nga informacionet që i kemi marrë nga strehimoret por edhe nga databaza e MD-së, sepse siç e dini Ministria e Drejtësisë e ka databazën ku adresohen rastet e dhunës në familje, shumica e grave të cilat janë të mbijetuara të dhunës në familje janë të pa puna.

Pra, sfida më e madhe e tyre është mungesa e një vendi të punës sikurse edhe e strehimit. Dhe sot lansohet masa për punësimin e të mbijetuarave të dhunës, ndërsa ne urojmë shumë shpejt që Gjykata Kushtetuese të jap vendimin edhe për Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Sepse edhe në komunikim me ministrin e Financave kemi theksuar që është e rëndësishme që pasuritë të cilat konfiskohen nga persona të cilët i kanë krijuar në mënyrë të pajustifikueshme të ju jepen kategorive që kanë më së shumti në nevojë dhe që janë edhe të mbijetuara të dhunës në familje”, u shpreh Haxhiu.

Ajo shtoi se në këtë nismë, Ministria e Drejtësisë do të ketë rol kyç në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit dhe strehimoret.

Avancimi i rolit të gruas në shoqëri, siç tha ministri i Financave, Hekuran Murati, janë thelbësore për një shoqëri më të avancuar. Me masën e punësimit të viktimave të dhunës në familje, ai shtoi se do të ruhet konfidencialiteti i grave.

“Ne si Ministri e Financave jemi kujdesur që ta përshtatim me masa që siç u tha, që në të njëjtën kohë edhe i mbështesim këto gra, mirëpo përmes një procesi të mirë dizajnuar, që ka marrë kohë derisa e kemi gjetur atë mënyrën se si ta ruajmë edhe konfidencialitetin, por edhe identitetin e këtyre grave duke e ditur që biznese të caktuara, apo pjesëtar tjerë të shoqërisë nëse e kuptojnë që kemi të bëjmë me një grua e cila është viktimë e dhunës në familje mund të ketë pra edhe më tej raste ku mund të ketë keqtrajtim apo abuzim, apo sjellje ndoshta që nuk do të bëhej në një rast tjetër.

Siç e përmendi edhe kryeministri kemi të bëjmë me një masë e cila subvencionon 70 për qind të pagës për biznesin që punëson një grua që është viktimë e dhunës në familje, deri në masën 300 euro në muaj subvencioni, paga mund të shkojë edhe më lartë dhe për gjashtë muaj e parë ”, përfundoi ai.

Në të ardhmen, ai shtoi se do të punohet që këto gra të jenë në prioritet edhe në trajnime, programe e kurse për rritjen e shkathtësive të tyre.

Ministri Hekuran Murati theksoi se 190 mijë gra janë përfituese direkte të shtesave të fëmijëve. Ai theksoi se në fillim të mandatit të tyre kanë qenë mbi 111 mijë gra të punësuara, ndërkaq sipas tij, aktualisht janë të deklaruara mbi 142 mijë të punësuara.

Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende23 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë