Kryeministri Kurti premton rritjen e pagës minimale në 250 euro
Po ashtu, kryeministri Kurti ka theksuar se në vendin tonë është ende problematike punësimi i pasigurt, ku për këtë, ai ka shtuar se do të bëjnë pesëfishimin e inspektorëve në terren. Të gjitha këto, Kurti i ka thënë në kongresin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Ai është shprehur se falë…
Po ashtu, kryeministri Kurti ka theksuar se në vendin tonë është ende problematike punësimi i pasigurt, ku për këtë, ai ka shtuar se do të bëjnë pesëfishimin e inspektorëve në terren.
Të gjitha këto, Kurti i ka thënë në kongresin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Ai është shprehur se falë organizimit sindikal në botë pushohet gjatë vikendeve e punohet me tetë (8) orë.
Sipas kryeministrit Kurti të qenurit i papunë nuk është problemi i vetëm, kur je në punë ka shumë probleme, duke filluar nga mungesa e sigurimit shëndetësor, mos pagesa gjatë punës mbas orarit etj.
“Falë organizimit sindikal në botë pushohet gjatë vikendeve e punohet me 8 orë. Është e gjatë lista që ka pasë ndikim në jetën tonë veprimet sindikale. Dekada e fundit për punëtorin kosovar ka qenë e kobshme për shkak të regjimit të Millosheviqit, e pastaj nuk kanë mundur të kthehen më në punë. E dimë që kemi papunësi të mëdha në Kosovë.
Të qenurit i papunë nuk është problemi i vetëm, kur je në punë ka shumë probleme, mungesa e sigurimit shëndetësor, mos pagesa gjatë punës mbas orarit etj. Punësimi i pasigurt është problem i madh. Pandemia e ka pasur një anë pozitive për punëtorët, ka reflektuar te shoqëria për punët që më herët nuk i kanë dhënë rëndësi.
Gjendja e punëtorëve është trashëgimi që jemi përballur nga dita e parë e punës. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve. Paga minimale do ta risim në 250 euro”.