Kryeministri Kurti pa aleat për heqjen e kushtëzuar të taksës

29.02.2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një konferencë për media të mbajtur më 27 shkurt ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë taksën. Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina duke filluar nga data 15 mars. “Nga 15 mars […]

Kryeministri Kurti pa aleat për heqjen e kushtëzuar të taksës Foto: Ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një konferencë për media të mbajtur më 27 shkurt ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë taksën.

Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina duke filluar nga data 15 mars.

“Nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina”, është shprehur Kurti. 

“Kjo si shenjë për gatishmëri për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë. Ftojmë Serbinë që të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

E nëse Serbia vazhdon fushatën miqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditëshe”, ka thënë Kurti. 

Por Kryeministri Kurti nuk ka ndonjë aleat për ta çuar përpara planin e tij për heqjen graduale të tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.

Pasiqë partneri i koalicionit dhe aletati kryesor i Qeverisë Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar që taksa 100% të largohet tërësisht.

Po ashtu një gjë të tillë e ka kërkuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë këmbëngulur që taksa të hiqet menjëherë dhe pa ndonjë kusht.

Kjo me të vetmën arsye dhe konsiderim e mund të krijohen rrethana për rifllimin e dialogut Kosovës-Serbi.

Kujtojmë se kryeministri Kurti në konferencën për media i kushtëzoi edhe Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

“BE’ja ta zhvillojë lartë këtë veprimin tonë, duke filluar liberalizimin e vizave. Në rast se Serbia nuk e përfillë vullnetin e Qeverisë së Kosovës për eliminim e barrierave ekonomike, atëherë Qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të nisë me implementimin e reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë e më pas në fushën ekonomike e politike”, ka thënë Kurti. 

Tutje, Kurti kishte thënë se nëse Serbia nuk reflekton, tarifa do të rikthehet përsëri. 

“Nëse pala serbe nuk reflekton përsëri, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qeshor do ta rikthejë tarifën përsëri”.

“Reciprociteti i plotë tregtar instalohet pas 15 qeshorit”, shtoi Kurti.