Kryeministri Kurti: Ne si qeveri e Kosovës jemi duke u përgatitur për reciprocitet, për sukses

02.03.2020

Është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovina. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka deeklaruar se me heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë e Bosnjes, Serbia do të forcohet kurse Kosova do të dobësohet. Deputeti Haradinaj ka […]

Kryeministri Kurti: Ne si qeveri e Kosovës jemi duke u përgatitur për reciprocitet, për sukses Foto: Albin Kurti

Është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovina.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka deeklaruar se me heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë e Bosnjes, Serbia do të forcohet kurse Kosova do të dobësohet.

Deputeti Haradinaj ka thënë se Serbia nuk do të ndalet së penguari juruduksionin e Kosovës.

Ndërsa shefi i GP-së të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100%, shtoi se nuk e kanë të qartë se çka po kërkon opozita heqjen apo mbajtjen e taksës.

“Kësaj seancë do të duhej t’i prihej një projekt-rezolutë nga ata që e thirrën këtë seancë, duke marrë parasysh që partitë opozitare nuk kanë paraqitur një diskurs të përbashkët tash shtrohet pyetja çka po kërkon opozita heqjen apo mbajtjen e taksës”.

“Atyre ua shtroj një pyetje, qëndrimit e cilit lider tuaj do ta merrni parasysh sot, të AAK-së që kërkon mos heqjen e taksës apo të liderit të PDK-së dhe të presidentit të tyre për heqje të taksës, ne i dimë qëndrimet e tona por opozita nuk po i dinë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme, ka theksuar se edhe në fushatën zgjedhore, edhe pas saj, edhe në programin qeverisës, qeveria e tij do të angazhohet për vendosjen e reciprocitetit të plotë me Serbinë.

Ai me këtë deklaratë ka refuzuar që të dëgjojë këshillën e Isa Mustafës dhe të Grenell për heqjen e taksës dhe mos vendosjen e asnjë mase ndaj Serbisë, që të vazhdoj dialogu. Sipas Kurtit taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe kishte efekt shumë të vogël. Madje sipas tij, kjo taksë u vendos që të mos shkohet në dialog me Serbinë.

“Serbisë, marrveshja për reciprocitet si masë Kosova mund ta lejojë vendosjen e targave, dhe të ndaloj qarkullimin e vetrrave pa targa, ka qenë marrveshje reciprociteti marrveshja për targat ne kemi qenë zemergjerë edhe pa e marrë vesh. Unë si qeveri e Republikë së Kososvës jemi duke u përgaditur për reciprocitet, për sukses. Në marëveshjen e Brukselit nuk është arritur marrëveshje për transport rrugor e hekurudhorë, kemi mundesinë e ndalimin e produkteve nga Serbia të cilat nuk e përdorin emrin e Kosovës, janë mjete në duar tona si shtet të cilat nuk janë përdorur”.