Kryeministri Kurti: Kosova ofron shumë mundësi për investitorë të huaj
Në këtë samit po merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po ashtu në samit po marrin pjesë edhe krerët e qeverive tjera të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti në fjalën e tij ka vlerësuar se shteti i Kosovës ka popullatë të re dhe se të njëjtit njohin shumë mirë gjuhë të huaja,…
Në këtë samit po merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po ashtu në samit po marrin pjesë edhe krerët e qeverive tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Kurti në fjalën e tij ka vlerësuar se shteti i Kosovës ka popullatë të re dhe se të njëjtit njohin shumë mirë gjuhë të huaja, si gjuhën angleze, gjermane etj.
Gjithashtu kryeministri i Kosovës ka folur edhe për mbështetjen që Qeveria e vendit po u jep qytetarëve për projekte të ndryshme.
Po ashtu, ai ka shtuar se Kosova është vendosur në listën më të mirë në internet dhe se shumica e pagesave bëhen online.
“Ne kemi mbështetur me projektet të ndryshme qytetarët tanë, si dhe me bursa për të rinjët, një mundësi e mirë tek ne është që e kemi valutën euro. Kosova është vendosur në listën më të mirë në internet dhe se shumica e pagesave bëhen online”, tha ai.
Ndër tjerash, ai ka folur edhe për rritjen ekonomike të Kosovës, ku ka thënë se në vitin e kaluar rritja ekonomike kishte arritur në 9.9% dhe se kemi borxhin më të ulët në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Kurti, ka shprehur solidaritetin me popullin e Ukrainës, ndaj agresionit rus.