Kryeministri Kurti është i gatshëm të mirëpresë prokurorët në zyrë

16.12.2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar, siç kishte kërkuar kjo e fundit.

Kryeministri Kurti është i gatshëm të mirëpresë prokurorët në zyrë Foto: Ilustrim

Arsyeja e mungesës së tij, sipas zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, është se kryeministri ndodhet jashtë vendit me një agjendë e cila ishte konfirmuar më parë.

Megjithë mosparaqitjen në Prokurori, Kryeziu thekson se kryeministri Kurti është i gatshëm të bashkëpërkojë me procesin hetimor. “Kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, ka thënë Kryeziu.

Kjo deklaratë e qeverisë vjen pas ftesës së Prokurorisë Speciale drejtuar kryeministrit për t’u paraqitur në këtë institucion.

Prokuroria Speciale nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë zhvillim të fundit dhe nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth rastit për të cilin po hetohet.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More