Kryeministri Kurti del negativ me Covid-19

Zyratri i Ministritsë së Integrimeve që dyshohej se është i infektuar me koronavirus ka rezultuar negativ.

Për këtë shkak sot është vetilozuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me tërë stafin e tij.

Mirëpo zyrtari i dyshuar nga kabineti i Blerim Rekës ka rezultuar negative me covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur për IndeksOnline, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

“Konfirmoj që rasti për të cilin është diskutuar sot gjatë ditës, përkatësisht për zyrtarin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, tashmë kanë dalë rezultatet e testit të tij dhe ato kanë dalë negative. Zyrtari i MIE nuk është identifikuar me COVID-19”, tha ai.

Kjo i bie që tanimë kryeministri Kurti nga nesër mund të dal nga vetizolimi.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga sot nuk do të dalë në punë në kryeministri, meqenëse ka pasur kontakt me këtë person.

“Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin”, ka shkruar Kurti.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.