Kryeministri Hoti thotë se po punohet për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 për 20 % të popullsisë

13.12.2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se janë duke punuar në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19. Hoti nëpërmjet një postimi për gjendjen me COVID-19 në vend thotë se janë në pritje për të siguruar vaksinën për 20% të popullsisë. “Po punojmë shumë në sigurimin e vaksinës. Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të […]

Kryeministri Hoti thotë se po punohet për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 për 20 % të popullsisë Foto: Ilustrim

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se janë duke punuar në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.

Hoti nëpërmjet një postimi për gjendjen me COVID-19 në vend thotë se janë në pritje për të siguruar vaksinën për 20% të popullsisë.

“Po punojmë shumë në sigurimin e vaksinës. Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to”.

Hoti mes tjerash bën të ditur se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po punon për sigurimin e pajisjeve teknike për ruajtjen e vaksinës dhe shpërndarjen në të gjitha komunat.

“IKSHP po punon në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komuna. Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në ballë të kësaj beteje” ka shkruar Hoti.

Hoti ka treguar edhe për gjendjen në spitale teksa thotë se i gjithë stafi shëndetësorë është mobilizuar dhe kritikat drejt tyre janë të pavenda.

“I gjithë stafi shëndetësorë është mobilizuar dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Numri i pacientëve është sot është 874, të shtrirë nëpër klinika në Prishtinë dhe në spitale rajonale. Ne duhet tu japim atyre gjithë mbështetjen e nevojshme institucionale (të cilën gjë po e bëjmë) dhe morale e publike. Kritikat e drejtuara ndaj tyre janë të pavend dhe të papranueshme. Vetëm ata që janë përballur me virusin dhe kanë kërkuar shërbime spitalore, e kuptojnë se çfarë pune po bëjnë mjekët dhe infermierët tanë. Sigurisht se ka probleme teknike me shtretër të mjaftueshëm dhe adekuat, apo me furnizim të plotë me barna, ose vështirësi në furnizimin me oksigjen. Por, këta profesionistë po bëjnë punë kolosale për gati një vit pa ndërprerë”.

“Pavarësisht kësaj situate, SHSKUK po bënë të pamundurën për të ofruar shërbimet bazike shëndetësore. Sipas të dhënave, vetëm deri në shtator janë trajtuar 93 mijë pacientë të shtrirë në spitale, janë kryer 21 mijë operacione, janë ofruar 726 mijë vizita ambulatore, janë kryer 2.1 milionë shërbime laboratorike, janë kryer 195 mijë shërbime radiologjike, janë kryer 90 mijë shërbime të dializës dhe plotë shërbime të tjera”, ka shkruar Hoti.