Kryeministri Hoti në pritje të rezultateve të testit të dytë për COVID-19

16.08.2020

Kanë kaluar dy javë qëkur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Pas vizitës së tij në Komunën e Dragashit më datën 2 gusht Hoti kishte njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për virusin korona. E sot pas dy javësh Hoti është duke u ndjerë shumë mirë me shëndet dhe është […]

Kryeministri Hoti në pritje të rezultateve të testit të dytë për COVID-19 Foto: Ilustrim

Kanë kaluar dy javë qëkur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pas vizitës së tij në Komunën e Dragashit më datën 2 gusht Hoti kishte njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për virusin korona.

E sot pas dy javësh Hoti është duke u ndjerë shumë mirë me shëndet dhe është në pritje të rezultateve të testit të dytë për t’u siguruar se është shëruar plotësisht nga COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, këshilltari i tij Xhavit Beqiri.

Sipas Beqirit, Hoti pritet të dalë të hënën në punë nëse rezulton negativ në testin e dytë.

“Në variantin më të mirë, ne po shpresojmë se Hoti do të dalë në punë në fillim të javës së ardhme që po i bie nesër. Megjithatë duhen pritur rezultatet e testit të dytë”.

Ai ka thënë se nuk dihet se në çfarë ore pritet të dalin rezultatet e testit në fjalë.

Sipas udhëzimeve të OBSH-së që një person të deklarohet i shëruar duhet të rezultojë negativ në dy teste të njëpasnjëshme.