Kryeministri Hoti: Kemi ulur numrin e të infektuarëve me COVID-19 dhe të viktimave

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti me anë të një grafikoni ka komentuar gjendjen me COVID-19 pas rënies së rasteve pozitive në Kosovë.

Hoti thotë se pas më shumë se 100 ditë qeverisje e përshëndet suksesin e vendit, qytetarët dhe veçanërisht mjekët dhe infermierët të cilët përballen çdo ditë me virusin.

Hoti gjithashtu falënderoi edhe partnerët ndërkombëtar për mbështetjen teksa thotë se kanë shumëfishuar numrin e testimeve dhe kanë ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe viktimave me COVID-19.

Postimi i plotë:

Pas më shumë se 100 ditësh qeverisje, e përshëndes suksesin e vendit tonë, qytetarëve tanë, dhe veçanërisht mjekëve dhe infermierëve të cilët përballen çdo ditë me virusin #COVID19. I falënderoj partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen. Kjo tabelë dhe këto shifra nuk do të dukeshin kështu pa kontributin e secilit prej nesh.

Sot e kemi shumëfishuar numrin e testimeve, kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe të viktimave. Ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe t’i respektojmë me përpikmëri masat për mbrojtje. Kërcënimi nga COVID-19 nuk ka kaluar.

#VendoseMasken #MbajeDistancen #MbajeHigjienen

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.