Kryeministri Hoti bashkë me ministrat nisen me autobus drejt Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me kabinetin e tij janë nisur drejt Shqipërisë me autobus.

Hoti ka bërë të ditur se sot dy qeveritë shqiptare do të takohen në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë”, ka shkruar Hoti sipër fotografisë të cilën e ka publikuar.

Sot janë tri marrëveshje më të mëdha që pritet të nënshkruhen.

E para është dogana në Durrës [për Kosovën], linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.

Të dyja vendet kanë nënshkruar disa marrëveshje ndër vite me njëra tjetrën, por qe janë karakterizuar me moszbatim.

Mbledhja e dy qeverive pritet të fillojë në ora 11:30.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.