Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj këtë të dielē ka zgjedhur bjeshkën e Greikocit për hiking.
I shoqëruar nga fëmijët e tij Haradinaj ka qëndruar në bjeshkët e Greikocit. Ngjitje në bjeshkën e Grejkocit me Gjinin, Hanën e Trimin, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Nuk është hera e parë që kryeministri Haradinaj zgjedhë viset malore të Komunës së Suharekës për të kaluar ditët e fundjavës.

Kujtojmë se kryeministri Haradinaj ditë më parë ka qëndruar në Suharekë ku kishte takim me qytetarët e komunës sonë, me të cilët ka diskutuar për gjendjen politike në vend.