Kryeministri Haradinaj viziton fabrikën “Graniti”

16.07.2019

Gjatë vizitës së punës në Komunën e Suharekës, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar edhe fabrikën e ngjyrave për industrinë e ndërtimit “Graniti”. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka vizituar fabrikën “Graniti, në Suharekë, e cila merret me prodhimin dhe shitjen e produkteve në fushën e ndërtimit. Kryeministri Haradinaj ka premtuar se Qeveria jonë do […]

Kryeministri Haradinaj viziton fabrikën “Graniti” Foto: Ilustrim

Gjatë vizitës së punës në Komunën e Suharekës, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar edhe fabrikën e ngjyrave për industrinë e ndërtimit “Graniti”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka vizituar fabrikën “Graniti, në Suharekë, e cila merret me prodhimin dhe shitjen e produkteve në fushën e ndërtimit.

Kryeministri Haradinaj ka premtuar se Qeveria jonë do të jetë partner i përkushtuar në përpjekjet e bizneseve që ato të rriten dhe të zhvillohen më tutje.

Haradinaj ka parë nga afër punën në repartet prodhuese të kësaj fabrike, e cila gjendet në Zonën Industriale në fshatin Shirokë, ku është njoftuar me ecurinë e punëve në fabrikë, sfidat dhe sukseset e saj.

Haradinaj është befasuar jashtëzakonisht për të mirë, pasi ka vizituar një fabrikë ndërkombëtare për faktin që produktet i plason në tregjet e shumë shteteve të Evropës.

Kryeministri Haradinaj, falënderoi kompaninë “Graniti” për vlerën e saj, që është prodhimi, ekonomia, duke i përgëzuar po ashtu për një punë të mrekullueshme.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili tha se kompanitë e kësaj komune do ta kenë çdo herë mbështetjen e qeverisë komunale.

“Me 164 biznese prodhuese, 2497 biznese aktive, Suhareka ka potencial zhvillimi dhe përkrahja e Qeverisë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj komune nuk do të mungojë asnjëherë”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjatë kësaj vizite Kryeministri Haradinaj theksoi se Qeveria e vendit do të krijojë lehtësira për prodhues vendorë si lirimi nga taksa doganore e linjave prodhuese dhe pajisjeve tjera, lirimi nga taksa doganore e lëndës së parë dhe eliminimin e barrierave që i paraqitën prodhuesve.