Kryeministri Haradinaj, tregon kur do të hiqet taksa 100%

Ramush Haradinaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, gjatë një komunikate për media, tha se taksa 100% ndaj mallrave serbe dhe ato boshnjake do të mbetet në fuqi, deri sa shteti i Serbisë do të njohë shtetësinë e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, pasi u takua me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, bëri të ditur se është folur për temën e taksës, ku Haradinaj tha se taksa nuk do të hiqet deri sa Serbia do ta njehë shtetësinë e Kosovës.

Po ashtu, Haradinaj tha se: “Është qëndrim i qartë i departamentit të shtetit, janë unik. Ata sugjerojnë që të pezullohet taksa, është përsëritur edhe sot. është pozicion i qartë SHBA-së”

“Qëndrimi ynë është i qartë. Unë preferoj ta heq taksën por është e lidhur me njohjen nga Serbia edhe po ashtu sugjerimi im është që të mos ndërlidhen temat.Dialogu është proces që ka filluar para taksës. Arritja e marrëveshjes është edhe në interes të Kosovës”, tha ai.

Ramush Haradinaj gjatë asaj konference për media shtoi se: “Nuk vjen njëra para tjerave. Ky është vendimi im i Qeverisë të vendit. Kjo nuk ka të bëj me përvojën time me Amerikën, por ta të bëj me Serbinë në një periudhë 20 vjeçare. I ka kushtua Kosovës një proces i tillë. Jam kundër kësaj logjike dhe do ‘ti mbetem besnik kësaj. Ekziston bindja me e heq taksën por duhet të ekzistojë një marrëveshje me Serbinë e që është njohja. Nuk hiqet taksa pa marrëveshje”.

RAPORTO