Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se dialogu në Bruksel e cenojë dukshëm sovranitetin e Kosovës, ndërsa tanimë ia kanë arritur që të ndalojnë ndarjen e vendit.
Ai para qindra anëtarëve të rinj që aderuan në degën e kësaj partie në Prishtinë ka folur edhe për dialogun me Serbinë, taksën dhe procesin e liberalizimit.
“Kosova në momentin kur e ka marrë qeverisjen e ka pas të dorëzuar sovranitetin. Kosova s’ka pas sovranitet”, tha Haradinaj.
Po ashtu ai tha se: “Ne e kemi dorëzuar sovranitetin vetëm në dialog në tavolinën e zonjës Mogherini pa na u dhënë privilegjet që na takojnë. Atë sovranitet që e kemi arrit në 17 shkurt 2008 pa asnjë kundërvlerë e kemi dorëzua në tavolinë të dialogut. Më kanë thënë zotni është kry puna e ndarjes së Kosovës”.
“Ka pas plot këtu në Prishtinë që ka thënë se u kry, duhet me dhënë diçka, disa kodra të veriut. Nëse dikujt i duket sport i vigël me nda një proces të ndarjes së Kosovës pas aq shumë energjive, lobimeve, kurtheve, nuk ka qenë sport i vogël. Historia ka me tregu që nuk ka qenë punë e vogël mos me leju me u nda Kosova”, ka thënë ai.
I pari i Qeverisë edhe njëherë ka përsëritur se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe ka qenë vendim i duhur dhe se nuk do të hiqet deri sa Serbia të ndërrojë pozicion karshi Kosovës, raporton EO.
“Se disa po thonë se me taksë po ndihmon në ndarje. Taksa ka dicka thetër kemi fillu me kuptu se në tokën tonë bëhen produkte të mira dhe mund të konsumojmë produkte tona. Kemi fillu me iu kthy vetvetes. Nuk po japim pare”, tha ai.