Kryeministri Haradinaj: “Rrini rahat”

  • 10.04.2019, 21:21

Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon t’i qëndrojë prapa refuzimit për heqjen e taksës.

Madje, sipas tij, më as nuk po i kërkohet një akt i tillë.

Haradinaj tha se të gjithë ata që i kërkuan heqjen e taksës, përfshirë këtu edhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, po e dobësojnë Kosovën.

“Kushdo që po ngutet me dobësu Kosovën përmes taksës, rrini rahat. Ka kaluar koha kur na nënshtrojnë. Ne kemi qenë në zor me qit këtë taksë, kemi qenë te detyruar nga Serbia”, ka thënë Haradinaj.

“Të gjithë e dinë se s’hiqet. Askush më s’po ma kërkon heqjen. E kanë parë dhe e kanë lënë këtë punë”, ka shtuar ai.


Të tjera