Kryeministri Haradinaj përsëri takohet me komisionerin Hahn

15.02.2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me komisionarin e BE-së, Johanes Hahn. Biseda ndërmjet tyre ishte fokusua mbi perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën që vendet anëtare të BE-së të aprovojnë rekomandimin e komisionit të BE-së për liberalizimin e vizave. “Kjo është vendimtare për t’u treguar qytetarëve të Kosovës se perspektiva e […]

Kryeministri Haradinaj përsëri takohet me komisionerin Hahn Foto: Ilustrim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me komisionarin e BE-së, Johanes Hahn.

Biseda ndërmjet tyre ishte fokusua mbi perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën që vendet anëtare të BE-së të aprovojnë rekomandimin e komisionit të BE-së për liberalizimin e vizave.

“Kjo është vendimtare për t’u treguar qytetarëve të Kosovës se perspektiva e Bashkimit Evropian është e prekshme dhe e reale”, ka thënë ai, transmeton RTK.

Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook theksoi se komisionerit Hahn i tha se Kosova është e përqendruar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë, kur asaj nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran.

Postimi i plotë i kryeministrit, Haradinaj në Facebook:
Kosova është e përkushtuar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë, kur asaj nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran.

Këtë ia thashë Komisionerit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn me të cilin pata rastin të diskutoj, së bashku me Zëvendëskryeministrin Pacolli, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perendimorë. I gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, por njëkohësisht respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo.

Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar. RH

Ndryshe, Haradinaj po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munchen të Gjermanisë.