Presioni ndërkombëtar për pezullim të taksës nuk është duke u ndalur, por Kryeministri Haradinaj nuk po arrin të bindet nga amerikanët që ta pezullojë taksën ndaj mallrave serb dhe ato boshnjake.

Por, siç duket partitë e koalicionit PAN, përveç AAK-ja, janë duke kërkuar që të pezullohet taksa 100% ndaj mallrave serb dhe ato boshnjake. Megjithatë, shefi i ekzekutivit gjatë ditës së premte, me partitë e koalicionit është shprehur i indinjuar, sikurse me parterin më të madh të këtij koalicionit, PDK, po ashtu edhe me partinë e NISM-ës, shkruan Gazeta “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur të ndihet i braktisur nga partnerët e koalicionit qeverisës sa i përket çështjes së taksës.

Gjatë ditës së djeshme shefi i ekzekutivit ka akuzuar partnerët e koalicionit, kryetarin e PDK-së Kadri Veselin dhe liderin e Nismës Fatmir Limajn, për ndërrim qëndrimesh sa i përket tarifës së vendosur ndaj produkteve serbe.

Përderisa Haradinaj po këmbëngul që taksa nuk duhet të hiqet pa pasur një marrëveshje për njohje, PDK-ja po kërkon pezullimin e saj, shkruan më tutje.

Ndërkohë, ndonëse deri më tash Nisma është zotuar se nuk do të ketë heqje të taksës, pas presionit të ardhur nga SHBA-ja ai ka deklaruar se shumë shpejt do të merret një vendim në përputhje me sugjerimet e ndërkombëtarëve.

SHBA-ja ditëve të fundit është duke kërkuar me ngulm pezullimin e masës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.