Kryeministri Haradinaj nuk ndryshon qëndrim, taksa ndaj Serbisë nuk hiqet

Ramush Haradinaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, gjatë një konference për media tha se përderisa Serbia nuk do ta njehë shtetin e Kosovës, taksa 100% nuk do të hiqet, madje taksë kanë edhe brendet ndërkombëtare të cilat prodhohen në Serbi.

Ramush Haradinaj nuk ka ndërmend që ti nënshtrohet kërkesës së SHBA-së, BE-së dhe Serbisë për heqjen e taksës 100%, ku Serbia deklaroi se nëse taksa ndaj shtetit Serb nuk do të hiqet, nuk do të zhvillohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, Haradinaj tha se: “Sa i përket taksës duhet ta kuptoni ne jemi në rrugë drejt një marrëveshje finale me Serbinë, nëse ne jemi në këtë etapë, e fillojmë me hapa prapa do të na kërkohen plot hapa të tillë deri në fund. Nuk është veç taksa, ju siguroj. Nuk po bëhet fjalë vetëm për të, por po bëhet fjalë për parim. Nëse ne pranojmë që si viktimë të marrim kushte, ne do të përfitojmë shumë keq në finale”.

Po ashtu, Kryeministri përmendi personat e zhdukur gjatë luftës së fundit mes viteve 1998=99, ku okupatori serb, vrau shumë pleq, burra, gra, e fëmijë.

RAPORTO