Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër do të vizitoj qytetin e Suharekës, gjatë të cilës do të zhvillojë një takim me qytetarët mbi situatën aktuale politike.

Ai me këtë rast do të takohet me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, po ashtu do të vizitojë edhe qytetarët ku do të komunikojë meta rreth çështjes politike.

“Nesër do ta vizitoj Komunën e Suharekës Kryeministri i Kosovës z.Ramush Haradinaj, ku do të takohet me qytetarët për të diskutuar mbi situatën aktuale politike.”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Komunës së Suharekës.

Takimi do të mbahet nesër më 08.03.2019, tek Restaurant “Voci” nga ora 16:30.