Kryeministri Haradinaj në formë jo zyrtare ndau para për vajzën e ish-ushtarit të UÇK-së

Jemi mësuar ta shohim nē uniformë të UÇK-së, në duar me një flamur pak të pazakontë për kohēn. Nuk humbet pothuajse asnjë protestë, akademi përkujtimore, ceremoni të ndryshme. Bënë rrugë të gjatë verë dhe dimër, në çdo cepë të Kosovës.

Ai gjatë një interviste për “Gazeta Blic” ka treguar se është refuzuar shtatë herë rresht nga Qeveria e Kosovës aty ku ai ka mbajtur shpresën për ta ndihmuar financiarisht që të mjekojë vajzën e tij.

Por tani, Ish-pjesëtari i UÇK-së Muhamed Kuka, ka marrë mbështetje financiare për shërimin e vajzës së tij Pranverës nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazetën Blic” edhe Gazmend Syla, këshilltar i kryeministrit Haradinaj për çështjen e veteranëve.

Sipas tij, në formë jo zyrtare në një nga aktivitetet e organizuara nga Qeveria, ish-pjesëtari i UÇK-së Kuka, ka kërkuar ndihmë për shërimin e vajzës së tij dhe i janë ndarë fonde simbolike nga Zyra e Kryeministrit.

“Një kërkesë të vetme e ka pasur, në një aktivitet që e kemi pasur. Jemi interesuar dhe i kemi dhënë një shumë simbolikës prej Zyrës së Kryeministrit, jo nga ana e Qeverisë, pra 3 mijë euro nga buxheti i zyrës së Kryeministrit”.

70-vjeçari nga Ferizaj i cili ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë, kohëve të fundit ka bërë të ditur se vajza e tij, Pranvera Kuka është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë e cila mund të mjekohet jashtë vendit.

Unë vajzën e kam shumë keq. Vështirë është për mua, dashtë zoti e më ndihmon populli. Tash e kam pasur në Tiranë (vajzën) dhe prap më duhet ta çoi. Unë me qet rrogë s’muj me jetu,” – ishin fjalët e Kukës kur u pyet për gjendjen shëndetësore të së bijës.

Ai tashmë ka hapur një llogari bankare me çka kërkon fonde për të mundur t’i mbulojë terapitë e vajzës së tij të cilat thotë se me pagën që merr nuk ka aspak mundësi t’i mbulojë.

Të gjithë ata që shprehin dëshirën që t’i ndihmojnë financiarisht Kukës, këtë mund ta bëjnë me anë të llogarisë në Raiffeisen Bank:

Llogaria: 1504001002610406

Në emër të: MUHAMED KUKA

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.