Çlirim Gashi
02.04.2019, 14:45

Kryeministri Haradinaj: Ka rritje të vendeve të punës në Kosovë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se numri i vendeve të punës është në rritje në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se nuk qëndron Raporti I Bankës Botërore nuk qëndron dhe nuk është i saktë, ai tha se në Kosovë nuk ka humbje të vendeve të punës.

Sipas tij në Kosovë ka vende të reja të punës, madje ai thotë se për këtë siguron se ka rritje të vendeve të punës.

“Nuk qëndrojnë këto shifra, në kontekst që i merrni ju është tjetër, nuk ka humbje të vendeve të punës, ka rritje të vendeve të punës, ka rritje ju sigurojë të punës”, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se kohën e fundit në Kosovë ka pasur rritje të vendeve të punës, por vetëm për njerëzit e AAK-së dhe NISMA-së.