Kryeministri Haradinaj ka një kërkesë për të gjithë mërgimtarët

11.07.2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një sugjerim për të gjithë mërgimtarët që do t’i kalojnë pushimet verore në Kosovë. Në një konferencë për media, ai ka kërkuar nga ata që të kenë kujdes në trafikun rrugor. Kryeministri Haradinaj tha se: “E kam një lutje për mërgatën që të bëjnë kujdes në […]

Kryeministri Haradinaj ka një kërkesë për të gjithë mërgimtarët Foto: Ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një sugjerim për të gjithë mërgimtarët që do t’i kalojnë pushimet verore në Kosovë.

Në një konferencë për media, ai ka kërkuar nga ata që të kenë kujdes në trafikun rrugor.

Kryeministri Haradinaj tha se: “E kam një lutje për mërgatën që të bëjnë kujdes në vozitje, në drejtim të makinave. Duhet të bëjmë kujdes të gjithë”.

“Në këtë periudhë kaq të mirë ta prishim me dhimbje dhe tragjedie. I apelojë që të bëjnë kujdes në vozitje”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndryshe, nga kjo fundjavë, Kosova pritet të mbushet me mërgimtarët nga të gjitha shtetet e botës.