Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sipas një komunikate për media që ai e bëri, doli me një deklaratë që është pro pezullimit të taksës, dhe nuk e përmendi njohjen si kusht për heqjen e taksës ndaj mallrave serb dhe ato boshnjake.
Kryeministri Haradinaj gjatë komunikatës për media tha se: “Unë kam thënë se jam për pezullim, por pasi të shohim marrëveshjen se çfarë përmban, dhe se jemi të sigurtë në këtë marrëveshje e pezullojmë. Por nuk e pezullojmë sa për turizëm”.
Deklarata e plotë e Kryeministrit Ramush Haradinaj: “Krejt këto janë produkt i Prishtinës, i politikanëve të Prishtinës. Yryshi i tyre me shku e me iu thanë që rritne presionin se ka me u heq taksa, sepse kanë hyrë në ndonjë obligim me Vuçiqin, dhe po dojnë me na qit para aktit të kryer. Presidenti Thaçi, njerëzit rreth tij, dhe ata që kanë hek dorë kaq shpejtë prej taksës, të gjithë e bojnë këtë me idenë që me u zbatu një projekt që mundet me qenë i dëmshëm.
Unë habitna edhe në Isa Mustafën, edhe në Thacin, Veselin, e Limajn. Pse kaq shpejt me i pranu kushtet e Serbisë, qysh na me shku me kushte në tavolinë. Unë kam thënë se jam për pezullim, por pasi të shohim marrëveshjen se çka përmban, dhe jemi të sigurt në këtë marrëveshje e pezullojmë. Por nuk e pezullojmë sa për turizëm”, transmeton RrokumTV.