Kryeministri Haradinaj: Jam i prishur me Thaçin

23.05.2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për raportet e tij me presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Sipas Kryeministrit Haradinaj raportet mes presidentit Thaçi dhe tij nuk janë të mira madje ai tha se nuk komunikon fare me të. Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se me Thaçin tashmë nuk komunikon. Shefi […]

Kryeministri Haradinaj: Jam i prishur me Thaçin Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për raportet e tij me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Sipas Kryeministrit Haradinaj raportet mes presidentit Thaçi dhe tij nuk janë të mira madje ai tha se nuk komunikon fare me të.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se me Thaçin tashmë nuk komunikon.

Shefi i ekzekutivit ka deklaruar se është “i prishur” me Thaçin, por ka theksuar se nuk e ka “personale”.