Kryeministri Haradinaj i vendosur, Kosova nuk jep tokë për njohje

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka quajtur spekulime pohimet e medias gjermane “Frankfurter Rundschau”, se ndarja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vija etnike është marrëveshje e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Ai me këtë rast tha prerazi se nuk ka eksperimente me kufijtë e Kosovës dhe paralajmëroi se nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë do të ketë ndjekje penale për të gjithë ata që e shkelin Kushtetutën.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

I pari i Ekzekutivit po ashtu bëri të qartë se kufijtë aktual të Kosovës nuk mund të ndryshojnë dhe se çdo gjë tjetër për ndryshimin e tyre është vetëm spekulim, transmeton RTK.

Ndërkohë që është përfolur se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet në qershor, kreu i Ekzekutivit ka pohuar se një marrëveshje do të jetë e mundshme, por pa i ndryshuar kufijtë aktualë.

Ndërsa për liberalizimin e vizave, kreu i Qeverisë shprehu besimin se në qershor të këtij viti qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në vendet e tjera.

Haradinaj nuk kurseu as akademinë për 29-vjetorin e rënies së atdhetarit dhe diplomatit Enver Hadri, pa folur për taksën dhe dialogun. Ai tha se dialogu është devijuar nga qarqet në Kosovë e Bruksel.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
RAPORTO