Kryeministri Haradinaj harton një plan për ata që mbesin pa punë pas mbylljes së Lojërave të Fatit

  • 02.04.2019, 16:19

Mbyllja e Lojërave të Fatit, ka pasur efekt të keq tek vendet e punësimeve, duke i lënë pa punë rreth 5 mijë puntorë, por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hartuar një plan të veçantë për këtë çështje, duke mos i lënë pa punë, personat që ishin duke punuar në lokale të lojërave të fatit.

Sot, Qeveria e Kosovës zhvilloi një mbledhje, ku kryeministri Haradinaj tha se do të kërkojë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për të trajtuar me seriozitet personat të cilët ngelën pa punë si pasojë e mbylljes së bizneseve të lojërave të fatit.

Ramush Haradinaj tha se jemi të vetëdijshëm që mbyllja e lojërave të fatit, do ti lë pa punë shumë persona, dhe se e kemi pritur këtë gjë, raporton GazetaBlic.

Sipas Haradinajt çështja deri tek mbyllja e lojërave të fatit, erdhi pasi që kemi pasur shumë presion nga qytetarët dhe deputetëve parlamentar.

”Do të kërkojë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të hapin një program të caktuar dedikuar personave të kësaj kategorie por ende nuk kemi ndërmarr diçka konkrete”, tha Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka folur edhe rreth deklaratave të deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ku tha se po të kisha mundësi do të punësoja vetëm njerëz të AAK-së.

Haradinaj tha se “Distancohem nga ajo deklaratë e deputetit Demalijaj, nuk është ashtu, madje as njeri normal në Kosovë nuk mendon ashtu”.

Të tjera