Kryeministiri Haradinaj, nuk bindet nga amerikanët për heqjen e taksës

Takimi i cili u zhvillua gjatë natës së djeshme, mes zyrtarëve amerikanë dhe dy liderëve shtetërorë, Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj, tema kryesore ishte çështja e taksës ndaj mallrave serb dhe ato boshnjake, të pezullohet ose të hiqet, por Haradinaj nuk u bind nga amerikanët që ta bëjë atë veprim, kurse presidenti Thaçi theksoi se Kosova nuk duhet t’i rrezikojë marrëdhëniet me SHBA-të.

Vazhdimisht, liderët shtetërorë të Kosovës, janë duke pasur presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për heqjen e taksës ose pezullimin e saj, ndaj mallrave serbe, por Kryeministri Haradinaj përsëri dje theksoi se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet.

Në takimin e djeshëm, morën pjesë një delegacion nga Amerika, i cili udhëheqet nga John Erath dhe Brad Berkley, ku John Eradh është kryeshef për Çështjet Evropiane në Këshillin Kombëtarë të Sigurisë Amerikane, ku u munduan që ta bindin Kryeministrin Haradinaj, për suspendimin e taksës, por Haradinaj tha se për deri sa Serbia nuk e njehë shtetin e Kosovës atëherë taksa nuk do të hiqet, raporton GazetaZëri.

Kurse, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se me asnjë kusht Kosova nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë me SHBA-në .

RAPORTO