Kroacia paralajmëron qytetarët: “Mos udhëtoni në Serbi përveç nëse është absolutisht e nevojshme”

03.07.2025

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Republikës së Kroacisë ka lëshuar sot një paralajmërim zyrtar për të gjithë qytetarët kroatë që planifikojnë të udhëtojnë drejt Serbisë, duke u kërkuar të shtyjnë çdo udhëtim që nuk është thelbësor.

Kroacia paralajmëron qytetarët: “Mos udhëtoni në Serbi përveç nëse është absolutisht e nevojshme” Foto: Ilustrim

Në njoftim theksohet se situata aktuale në Serbi është e paqëndrueshme, për shkak të protestave të shpeshta civile që shpeshherë përfundojnë me bllokada të papritur të trafikut. “Kushtet e qarkullimit janë bërë të paparashikueshme dhe lëvizja në të gjithë territorin është ndjeshëm e vështirësuar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministri Gordan Grlić Radman theksoi se shtyrja e udhëtimeve jo të domosdoshme është e këshillueshme, ndërsa paralajmëroi se Kroacia ka informuar edhe institucionet e Bashkimit Evropian lidhur me sjelljen e autoriteteve serbe në kufi. “Ne po shohim gjithnjë e më shumë raste të trajtimit të papërshtatshëm dhe të pabazuar të qytetarëve kroatë nga autoritetet e Republikës së Serbisë”, tha ai.

Ministri shtoi se një incident i fundit më 27 qershor, një ditë para protestës kryesore në Serbi, përfshinte 14 shtetas të rinj kroatë, të cilët u ndaluan në kufi pa shpjegim zyrtar. Sipas tij, kufitarët serbë dyshonin se të rinjtë do të merrnin pjesë në protestat studentore, ndonëse nuk kishte asnjë provë për këtë.

Regjimi serb ka akuzuar publikisht studentët kroatë për përfshirje në organizimin e protestave, që prej disa ditësh kanë çuar në bllokime të shpeshta të rrugëve dhe shfaqje të mosbindjes civile në disa qytete.

Ministria kroate këshillon qytetarët që ndodhen aktualisht në Serbi të qëndrojnë të kujdesshëm, të shmangin turmat dhe të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me Ambasadën kroate në rast emergjence. Për raste urgjente jashtë orarit zyrtar, qytetarët mund të telefonojnë në numrin +381 63 485 757.

“Nuk dëshirojmë të ndalojmë askënd të udhëtojë, por kemi përgjegjësinë të paralajmërojmë dhe të këshillojmë me kujdes, bazuar në situatën aktuale dhe sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve tanë”, përfundoi ministri Grlić Radman.

Ministria këshillon qytetarët kroatë të informohen mirë para çdo udhëtimi dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare në vazhdim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More