Kroaci, dënohet me 6 vjet burgim shoferi i autobusit në të cilin vdiqën 10 kosovarë

07.03.2022

Sipas mediumit kroat 24sata shoferi ka pranuar se ishte fajtor për aksidentin dhe se nuk do të apelojë vendimin. Shoferi i autobusit që u arrestua, dyshohet se kishte bërë lëvizje të pakontrolluara derisa po lëviznin.  Më 27 korrik 2021 Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod i kishte caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj, asokohe […]

Kroaci, dënohet me 6 vjet burgim shoferi i autobusit në të cilin vdiqën 10 kosovarë Foto: Ilustrim

Sipas mediumit kroat 24sata shoferi ka pranuar se ishte fajtor për aksidentin dhe se nuk do të apelojë vendimin.

Shoferi i autobusit që u arrestua, dyshohet se kishte bërë lëvizje të pakontrolluara derisa po lëviznin. 

Më 27 korrik 2021 Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod i kishte caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj, asokohe 52 vjeçarit, shofer i autobusit të aksidentuar. Masë kjo e cila më 31 gusht u vazhdua edhe për dy muaj. Kjo me arsyetimin se ai mund të arratisej.

Prokurorët kërkuan kryerjen e ekspertizës

Për këtë histori, për atë që do të ndodhë më vonë, rëndësi ka edhe ky detaj: drejtuesi i autobusit D.L. është shtetas i huaj, ndaj është dënuar me paraburgim për shkak të mundësisë së arratisjes, aq më tepër që Kroacia dhe Kosova nuk e bëjnë këtë, kanë marrëveshje për bashkëpunim në procedurë penale, parashikon ekstradimin reciprok të shtetasve për ndjekje penale.

Që atëherë, më 27 korrik, deri në fund të nëntorit të, shoferi D. L. ishte në paraburgim për shkak të një aksidenti të rëndë trafiku me dhjetë të vdekur dhe njëzet të plagosur rëndë, dhe më pas më 22 nëntor ishte liruar për t’u mbrojtur.

Ai u lirua nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, Mirko Svirçeviq. Ai e ka bërë këtë përkundër faktit se shoferi i autobusit, shtetasi i Kosovës, D. L., nuk ka kaluar ekspertizën psikiatrike, psikologjike dhe neurologjike të kërkuar nga Prokuroria e Qarkut.