Kriza energjetike, OAK: Qeveria sa më parë ta hartojë një plan për mbrojtjen e bizneseve

30.12.2021

Krasniqi ka thënë se këtë vit po e përmbyllin si një vit të vështirë pandemik gjatë së cilës ishte shumë i rënduar operimi i sektorit privat. Po ashtu, ai ka folur edhe për krizën energjetike në vend, ku ka theksuar se kjo krizë e ka vështirësuar edhe më tepër funksionimin e rregullt të bizneseve, duke […]

Kriza energjetike, OAK: Qeveria sa më parë ta hartojë një plan për mbrojtjen e bizneseve Foto: Ilustrim

Krasniqi ka thënë se këtë vit po e përmbyllin si një vit të vështirë pandemik gjatë së cilës ishte shumë i rënduar operimi i sektorit privat.

Po ashtu, ai ka folur edhe për krizën energjetike në vend, ku ka theksuar se kjo krizë e ka vështirësuar edhe më tepër funksionimin e rregullt të bizneseve, duke shtuar se reduktimet e rrymës po dëmtojnë më së shumti bizenset dhe punëtorët.

I njëjti ka shtuar se për t’iu dalë në ndihmë bizneseve, është e nevojshme që Qeveria e Kosovës sa më parë të bëjë hartimin e një plani për mbrojtjen e bizneseve.

“Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve, është e nevojshme që Qeveria sa më parë ta hartojë një plan për mbrojtjen e bizneseve, që të ketë sa më pak reduktime të rrymës në zonat ku ka biznese, ndërsa në rast të ngritjes së çmimeve, OAK kërkon që të bëhet subvencionimi i diferencës së çmimit”.