Krijohet Komision për hartimin e projektligjit për personat e zhdukur

Gjatë mbledhjes së sotme, qeveria ka marr vendim për themelimin e Komisionit për Hartimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për personat e zhdukur.

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka propozuar që të themelohet komisioni  për Hartimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për personat e zhdukur.

Vendimi për themelimin e këtij Komisioni është aprovuar pa asnjë votë kundër, raporton GazetaZëri.

Po ashtu, në këtë mbledhje qeveria ka tërhequr nga procedurat e shqyrtimit në Kuvend, Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.