Përveç vëzhguesit të akredituar nga KQZ-ja si dhe nga BE që po vëzhgojnë zgjedhjet për së afërmi në komunat e Kosovës, këto zgjedhje po vëzhgohen edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Ambasadori i SHBA-s në Kosovë, Philip Kosnett ka bërë të ditur se është duke vëzhguar procesin e zgjedhjeve. Ai përmes një statusi në Twitter është shprehur krenar me procesin që po zhvillohet.

“Ekipet e ambasadës dhe unë kemi qenë në të gjithë Kosovën duke vëzhguar zgjedhjet sot. Ndjehem krenar duke shikuar Kosovën që po bënë zgjedhjen e saj për një të ardhme paqësore dhe të prosperitet”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1180834217825099776