Krasniqi: Rekord i ri në Kosovë, për tre ditë janë shëruar 83 persona

Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët.

Krasniqi tha se është shënuar rekordi i ri në vend për sa i përket të shëruarve nga pandemia Covid-19.

Ai theksoi, në një shkrim në Facebook, se për tre ditë janë shëruar 83 persona.

Shkrimi i plotë:

Rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë

Për 3 ditë – 83 pacientë të shëruar.
Sonte në klinikë bashkë me vetëm 36 pacientë.
Pandemia do të kalojë,
Virusi do të shkon nga këtu
Ne do të mbesim këtu. Të gjithë, ata që ishin të sëmurë e u shëruan, fëmijë, të rritur e të moshuar, të gjithë bashkë do të jemi këtu
Mos i gjykoni të sëmurët
Mos i fajësoni
Mos i stigmatizoni
Ata nuk janë fajtorë
As Ti qytetar i Kosovës nuk je fajtorë;
Fajtor i vetëm në ketë mes është virusi, i cili ka aftësi të përhapet. T’ia heqim përfundumisht këtë aftësi virusit.
Sa e vlefshme fjala e urtë shqipe:
“Pastërtia është gjysma e shëndetit” – e në këtë kohë pandemie- gjysma tjetër është distanca sociale; prandaj,
Kujdesu për higjienën personale
Mbaj distancën sociale.

RAPORTO