Krasniqi pret Hovenier: Thelbësore ruajtja e partneritetit me SHBA – kryealeatin strategjik të Kosovës

16.02.2024

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Krasniqi pret Hovenier: Thelbësore ruajtja e partneritetit me SHBA – kryealeatin strategjik të Kosovës Foto: Ilustrim

Krasniqi theksoi se me Hovenierin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend.

“Në prag të shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lart mbështetjen e pakusht e të parezervë të SHBA-ve në rrugëtimin e gjatë të vendit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, theksova se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës”, shkroi Krasniqi në rrjetin social Facebook.

“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në këtë drejtim, të luaj rol konstruktiv në avancimin e raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.