Krasniqi: Numri i shtuar i rasteve me COVID-19, shkak tubimet politike ku nuk u respektuan masat
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës marte janë konfirmuar 467 raste të reja me COVID-19. Sipas raporteve ditore të IKSHPK-së, del të jetë se kjo shifër është më e larta tash e disa muaj në vendin tonë. Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka theksuar se numri i shtuar i rasteve me COVID-19 […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës marte janë konfirmuar 467 raste të reja me COVID-19.
Sipas raporteve ditore të IKSHPK-së, del të jetë se kjo shifër është më e larta tash e disa muaj në vendin tonë.
Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka theksuar se numri i shtuar i rasteve me COVID-19 janë shkak edhe tubimet politike në të cilat nuk u respektuan fare masat antiCOVID.
“Ne jemi duke përcjell situatën me vëmendje dhe është e pritshme kjo veçanërisht prej fushatës politike tubimeve ku ka pasur aspak respektim të masave antiCOVID dhe kjo tani po reflektohet me numrin e rasteve të reja të shtuara të të infektuarve”, tha Krasniqi.
Krasniqi për IndeksOnline ka thënë se situata aktualisht është e menaxhueshme dhe se rritjen e rasteve gjatë këtyre ditëve të fundit janë duke e përcjellur me vëmendje të veçantë.
Po ashtu ai ka folur edhe për vaksinat antiCOVID, ku ka thënë se “për vaksinën është përgjegjëse Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja dhe ne jemi duke pritur që të vijë vaksina, nuk kam informata të sakta se në cilën ditë mund të vijë vaksina”.
Gjithashtu, Krasniqi ka bërë të ditur se aktualisht në spitalet dhe klinikat e ShSKUK-së janë duke u trajtuar 528 pacientë me COVID-19.
Ndërsa pjesa dërmuese e tyre kanë nevojë për trajtim me oksigjen.
“Numri i pacientëve të shtrirë në spitale gjatë këtyre dy muajve të fundit është sjell diku rreth 500 pacientë më së paku ka qenë 460 dhe më së shumti ka qenë 514. Sot kur po flasim në nivel të SHSKUK-së gjendja në spitale dhe në klinik të QKUK kemi 528 pacientë të shtrirë që janë duke u trajtuar. Nga ta 410 kemi me oksigjeno terapi të vazhdueshme”, tha Krasniqi për IndeksOnline.
Ai ka treguar tutje se 29 pacientë janë në gjendje më të rëndë e të cilët po trajtohen në repartet e kujdesit intensiv.
“29 i kemi në gjendje më të rëndë të cilët janë duke u trajtuar në repartet e kujdesit intensiv, 6 prej tyre jam me respirator, të intubuar gjendja e tyre vlerësohet shumë kritike dhe 23 i kemi me metodën tjetër të asistimit me ventilim mekanik”, nënvizoj Krasniqi.